Maqedoni

Dibra u kaplua nga reshjet e borës

16.04.2014 18:58

Edhe pse të gjithë menduam se filluam mbarë stinën e pranverës, reshjet e borës që kanë filluar të bien që nga orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe akoma vazhdojnë...

Edhe pse të gjithë menduam se filluam mbarë stinën e pranverës, reshjet e borës që kanë filluar të bien që nga orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe akoma vazhdojnë, është një pritje e tmerrshme për dëmet që mund të shkaktohen në pemëtari dhe bimësi, por edhe për lëvizjen e lirë.
 
Aktualisht lartësia e borës në qytetin e Dibrës arrin rreth 20 cm, ndërkaq temperatura sillet rreth 2-3 gradë celsius. 
 
Pemët që kanë gjelbëruar nëpër qytet, nga pesha e rëndë e borës janë përulur, por ka edhe shumë degë të thyera, të cilat pengojnë dukshëm komunikacionin, po ashtu nga pesha e borës edhe mjaft tela të telefonit dhe të rrymës janë këputur, për çka qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.
 
Reshjet e papritura dhe të vazhdueshme duket se do të shkaktojnë probleme edhe në akset rrugore malore që janë në drejtim të Mavrovës dhe në drejtim të Strugës. 
 
Të shpresojmë që temperaturat nuk do të ulen, në të kundërtën paraqitja e ngricave do të shkaktojë dëme të mëdha te bimësia dhe pemëtaria, që më ishte në lulëzimin e sipër. Sido që të jetë, me këto reshje, dëmet në sferën e bujqësisë do të jenë të konsiderueshme.
 
 
ATLI DEMA