Maqedoni
PDSh: Zgjedhjet e besueshme, përgjegjësi e qeverisë
03.10.2016 15:51
Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se organizimi i zgjedhjeve korrekte, të lira e të pranueshme është përgjegjësi e qeverisë....

Ky qëndrim u potencua edhe në takimin që përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, sekretari i përgjithshëm, Azem Sadiku, dhe deputeti, Bekim Fazliu, zhvilluan me përfaqësuesit special në Asamblenë parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Batelli.
Përfaqësuesit e PDSh-së potencuan se prioritet i Partisë Demokratike Shqiptare është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimi i parregullsive të deritanishme, siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkuan përkrahjen e faktorit ndërkombëtar që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.
