PPS ankesë kundër Gjykatës Penale, kërkon paraburgim për Grujovskin

03.10.2016 16:10

Prokuroria Publike Speciale ka paralajmëruar ankimim të vendimit të Gjykatës Penale...

Prokuroria Publike Speciale ka paralajmëruar ankimim të vendimit të Gjykatës Penale për moscaktimin e masës së paraburgimit për ish-shefin e Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujovski.

Grujovski, së bashku me ish shefin e DSK-së dhe dy të tjerë, dyshohet se e ka dëmtuar arkën shtetërore për 862 mijë euro gjatë furnizimit me pajisje për MPB-në.

Kompania “Finzi” ka kryer furnizimin nga Britania e Madhe, ku si drejtues i saj është Kosta Kërpaç, dëshmitar i PPS-së, tashmë  i ndjerë. Kjo është hera e tretë që PPS kërkon paraburgim për Grujovskin.

Në  lëndën tjetër lidhur me rastin “Fortesa”, Gjykata e caktoi masën e paraburgimit për të, por ai doli nga burgu i Shutkës, pasi përfitoi nga vendimi për abolim i presidentit  Ivanov.