Maqedoni

“E majta”, e gatshme e vetme të garojë në zgjedhje

03.10.2016 16:36

Nëse LSDM dhe partitë e tjera opozitare nuk e pranojnë kërkesën për të garuar me kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 11 dhjetorit...

Nëse LSDM dhe partitë e tjera opozitare nuk e pranojnë kërkesën për të garuar me kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 11 dhjetorit, “E majta” paralajmëron se do të garojë e vetme në zgjedhje. Por, sipas kësaj partie, strategjia për lista të përbashkëta të opozitës ishte më efektive për të mposhtur regjimin e Nikolla Gruevskit. 
 
““E majta” para një jave e publikoi nismën për lista jopartiake, qytetare. Kjo strategji sipas bindjeve tona do të ishte më efektive për të mposhtur regjimin e Nikolla Gruevskit, por nëse nuk ka sens për një nismë të tillë, e deri tani nuk ka, “E majta” do të dalë e pavarur në zgjedhje”,- deklaroi Goce Markoski nga “E majta”.
 
Nga “E majta” presin sukses në zgjedhje edhe nëse garojnë me kandidatët e tyre për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë paraparë të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. 
 
GYLTENE SINANI