Botë

Hashim Thaçi konferencë me Nishanin në Tiranë

03.10.2016 17:09

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësojnë se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është një shembull model për rajonin e Ballkanit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Nishani i deklaroi homologut Thaçi se Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian. Për presidentin, Bujar Nishani, Hashim Thaçi ka dhënë kontribut në Pavarësinë e Kosovës.
 
Pasi ka falënderuar Nishanin për mikpritjen, presidenti i Kosovës u shpreh se Kosova do të kryejë të gjitha obligimet për paqen e stabilitetin rajonal. Kosova ka ndërtuar një raport të shkëlqyer me Maqedoninë, por edhe me Malin e Zi, ku çështja e demarkacionit do të përmbyllet me sukses, u shpreh Thaçi.
 
Pas Nishanit, Thaçi është takuar edhe me kryeministrin, Edi Rama, dhe liderë të tjerë politik. Thaçi do të takojë edhe lojtarët e ekipit përfaqësues të Kosovës para ndeshjes me Kroacinë në Shkodër.
 
LULJETA NDOKA