Ekonomi

Oda Ekonomike: Shërbimet juridike t’i përfaqësojnë kompanitë

03.10.2016 17:31

Komuniteti i biznesit kërkon që t’u mundësohet kompanive, të cilat kanë shërbime juridike...

Komuniteti i biznesit kërkon që t’u mundësohet kompanive, të cilat kanë shërbime juridike, që të mund të përfaqësojnë vet firmat e tyre para noterëve dhe përmbaruesve në rastet që kanë të bëjnë me qarkullimin pagesor dhe aktivitete të tjera financiare.
 
Nga Oda Ekonomike thonë se nga 1 janari, mbi 60 për qind e kompanive do të përballen me rritje të shpenzimeve financiare, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për noterë dhe përmbarues.
 
“Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm në llogari të shërbimeve juridike, të cilat ekzistojnë në kompanitë, nuk do të thotë punë e kryer më mirë apo më kualitative, përkundrazi. Ajo për kompanitë do të jetë një barrë shtesë financiare, e cila do të ketë implikime negative edhe në punën e kompanive”,- deklaroi drejtoresha e Odës Ekonomike, Elena Milevska-Shtrbevska.
 
Sipas anketës së kryer nga Oda Ekonomike, nga gjithsej 226 e kompanive të cilat veprojnë në sektorë të ndryshëm, 61.5% kanë shërbimin e tyre juridik me shtatë deri nëntë të punësuar, nga të cilët së paku pesë nga ata e kanë të dhënë  provimin e jurisprudencës.
 
Sipas llogarive, në qoftë se miratohen ndryshimet ligjore për përmbarues dhe noterim, harxhimet e kompanive për avokatë vetëm për një lëndë do t’ju kushtojë shtesë 700 deri në 12,600 denarë. Por, përveç këtyre shpenzimeve, do të duhet të paguajnë edhe shpenzimet e noterëve dhe të përmbaruesve.
 
GAZMEND KURTISHI