Maqedoni

Komisioni për financa dhe buxhet, LSDM dhe VMRO zihen rreth planifikimit të buxhetit

03.10.2016 17:50

Me akuza dhe kundërakuza midis pushtetit dhe opozitës ka kaluar edhe seanca e sotme në Komisionin për financa dhe buxhet, ku po debatohet propozim buxheti i vitit 2017...

Deputeti, Pançe Orcev, nga LSDM akuzoi se gjatë gjithë qeverisjes pushteti i ka gabuar tërësisht planifikimet në të gjitha segmentet, prandaj, sipas tij, të gjitha buxhetet e paralajmëruara si zhvillimore me rebalancin e parë janë shndërruar në buxhetet sociale. 
 
“Ai buxhet zhvillimor pas rebalancit të parë shndërrohet në buxhet social. Praktikisht në start ai është buxhet social, por ju dëshironi si të tillë ta prezantoni se është buxhet zhvillimor. I rrisni shifrat e buxhetit dhe tregoni se do ta bëjmë këtë apo atë, ndërsa paratë shkojnë ose për shpenzime të papërshtatshme dhe joproduktive, ose atje ku nuk duhet dhe jo aty ku duhet”,- tha Pançe Orcev nga LSDM.
 
Por, nga VMRO-DPMNE arsyetuan planifikimet e buxhetit, duke shtuar se ata kanë bërë më shumë në raport me qeverisjen e LSDM-së.   
 
“E kritikoni këtë qeveri e cila ka realizuar pesë herë më shumë investime të huaja direkte se sa LSDM për 10 vite. Shkallë më të ulët të papunësisë prej 39% në 24%.Përkundër 200 mijë të larguar nga puna, mundësoi kushte për 150 mijë vende të reja të punës. U ndërtuan më shumë se 1.100 km rrugë regjionale, magjistrale dhe lokale”,- deklaroi Gjorgji Koxhabashiev nga VMRO-DPMNE.
 
Në propozim buxhetin e vitit 2017 të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar prej 187,6 miliardë denarësh. Deficiti buxhetor është paraparë të arrijë në 3 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht në 18,6 miliardë denarë. Investimet kapitale janë planifikuar deri më 26,95 miliardë denarë. Deputetët duhet buxhetin ta votojnë deri më datën 12 të muajit të ardhshëm, kur edhe duhet të shpërndahet parlamenti.
 
NAIM RAMADANI