Show Biz

Kim rrëzohet nga biçikleta (Foto)

16.04.2014 16:12

Derisa po xhironte për një reklamë televizive, ylli i showbizit botëror, Kim Kardashian është rrëzuar për tokë...

Derisa po xhironte për një reklamë televizive, ylli i showbizit botëror, Kim Kardashian është rrëzuar për tokë. Të pasmet, tipari i saj i veçantë ra “bujarisht”, shkruan Daily Mail.
 
Krejt ngjarja ndodhi kur Kim Kardashian po provonte të kthente një skenë klasike të të pesëdhjetave, të Starlet Aubrey, e hipur mbi një biçikletë. Por Kim ka treguar se është larg kësaj gjëje. Ironia e krejt kësaj është se ajo po xhironte reklamën për një pije energjike në Florida të ShBA-ve.
 
 
Në mesin e ekipit kanë plasur të qeshurat, e Kim ka shpëtuar pa lëndime të mëdha.
 
 
Për të xhiruar këtë reklamë, Kim është kthyer nga Parisi, ku po qëndronte bashkë me burrin e saj Kanye West, në një vizitë të shkurtër.