Botë
Estoni, Kersti Kaljulaid presidentja e parë femër
03.10.2016 18:25
Parlamenti i Estonisë, për herë të parë, ka zgjedhur një grua në postin e presidentes...

Kersti Kaljulaid, 46-vjeçare, ish anëtare e Gjykatës Europiane të Auditimit, ka fituar 81 vota nga 101 anëtarët e parlamentit.
Kaljulaid do të zëvendësojë në këtë post Toomas Hendrik Ilves.
Presidentja e sapozgjedhur mbështet thirrjet e paraardhësit të tij për rritjen e prezencës së NATO-s në rajonin e Baltikut dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Megjithatë, në vendet Baltike presidenti ka një rol simbolik.
