Maqedoni

Putin pezullon marrëveshjen me ShBA-të për plutoniumin

03.10.2016 19:00

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pezulloi një program bashkëpunimi, që kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të eliminojnë pjesë të rezervave të tyre me armë të plutoniumit...

Dekreti presidencial, i bërë publik të hënën, thotë se zbatimi i Marrëveshjes SHBA-Rusi për menaxhimin dhe posedimin e plutoniumit duhet të vihet në pritje, për shkak të “veprimeve jomiqësore të Uashingtonit ndaj Rusisë”.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2000 pas disa vitesh negociata, është konsideruar si kulm i bashkëpunimit dypalësh. ShBA-ja dhe Rusia zotërojnë stoqet më të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mund të përdoret për armë bërthamore.

Marrëdhëniet ShBA-Rusi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.