Botë
Itali, shpëtohen mbi 5 mijë emigrantë nga Libia
04.10.2016 09:53
Rreth 5,600 migrantë janë shpëtuar nga anijet me probleme nga Libia...

Rreth 5,600 migrantë janë shpëtuar nga anijet me probleme nga Libia në njërin prej operacioneve me numrin më të madh të njerëzve për një ditë të vetme prej se ka shpërthyer kriza aktuale e migrantëve.
Ky operacion i shpëtimit u bë në trevjetorin e anijes së përfshirë nga flaka dhe fundosjes së saj afër ishullit Lampedusa, ku u vranë 366 migrantë. Kjo ngjarje tragjike e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për dramën e cila po ndodhte në Mesdhe.
Në katastrofën e para tre vitesh, në natën ndërmjet 2 dhe 3 tetorit, një anije peshkatarësh, e mbushur me afro 500 vetë, ishte përfshirë nga zjarri dhe ishte fundosur me të shpejtë në errësirë.
Sot në Lampedusa të Italisë është mbajtur një marsh përkujtimor, në të cilin kanë marrë pjesë afro 200 të rinj nga e gjithë Europa dhe të afërmit e disa prej 366 të vdekurve.
