Maqedoni

Rasti “Lagja e trimave”, vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të Prokurorisë

04.10.2016 12:25

Ka vazhduar sot seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave”...

Pas përfundimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve të koduar, seanca gjyqësore vazhdon me dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria.

Në mesin e dëshmitarëve ishte edhe Murat Lutfiu, i cili gjatë dhënies së  dëshmisë më 30 shtator u ndërpre, pasi prokurori vlerësoi se dëshmitari po ndryshon dëshminë paraprake dhënë në Prokurori.

Prandaj prokurori kërkoi që me dëshmitarin, Murat Lutfiu, të fillojnë me pyetje të kryqëzuara. Këtë kërkesë e kundërshtoi pala mbrojtëse, e cila nuk e posedon procesverbalin e deklaratës së parë të dëshmitarit.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës, Asmir Alispahiç, njoftoi se pala mbrojtëse tani më ka propozuar disa dëshmitarë të saj, duke paralajmëruar se do të ftohen për të dëshmuar edhe personalitete politike.