Maqedoni

Shkup, tërmet prej 3.1 shkallësh sipas Rihterit

04.10.2016 13:15

Tërmeti sërish ka dridhur sot Shkupin me rrethinë. Dridhja e tokës u regjistrua në orën 12:53 minuta...

Tërmeti ka qenë me fuqi prej 3.1 shkallë sipas Rihterit, në thellësi prej 5 kilometrash, me epiqendër në Jug-Lindje të Shkupit.
 
Tërmeti i sotëm vjen 20 ditë pas serisë së tërmeteve katërditore të 11, 12, 13 dhe 14 shtatorit, që shkaktuan shqetësim te shkupjanët, por edhe dëme materiale.
 
Tërmeti më i fuqishëm në Shkup gjatë muajit shtator ishte me intensitet 5.2 ballësh, prandaj për disa ditë shumë banorë u frikësuan të qëndrojnë në banesat e tyre shumkatëshe dhe u vendosën tek të afërmit në periferi apo në qytetet tjera të vendit dhe në Kosovë.
 
GYLTENE SINANI