Maqedoni
Zv/kryeministri Ademi, pret ambasadorin francez Timonie
04.10.2016 13:42
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, u takua sot me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Maqedoni, Kristian Timonie...

Në këtë takim Ademi theksoi rëndësinë e mbështetjes Franceze për institucionet e Maqedonisë, në veçanti bashkëpunimin me Sekretariatin për Çështje Evropiane, e cila është e një rëndësisë të veçantë sa i përket fushës së IPA fondeve dhe komunikimit.
Lidhur me gjendjen politike Ademi shkurtimisht njoftoi Ambasadorin Timone me aktivitetet kyçe të realizuara në periudhën e kaluar, në përputhje me detyrimet që dalin nga Marrëveshja Politike.
Bashkëbiseduesit, theksuan rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve parlamentare demokratike dhe të besueshme. Zëvendëskryeministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar edhe për përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga Reformat Urgjente Prioritare si dhe për implementimi e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
