Maqedoni
“Posta e Maqedonisë”, për herë të parë merr certifikatë për cilësinë e shërbimit
04.10.2016 14:17
SHA “Posta e Maqedonisë “, për herë të parë mori Certifikatën e Unionit Postar Botëror (UPB) për cilësi të shërbimit...

Certifikata u nda në kuadër të Kongresit të 26-të të Unionit Postar Botëror që mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë.
“Kjo është dëshmi se Posta e Maqedonisë po lëvizë në drejtim të duhur, njëherit është edhe motivim shtesë për të punsuarit dhe ekipin menaxhues, për të vazhduar me zhvillimin e mëtutjeshem të shërbimeve”, thuhet në kumtesën nga “Posta e Maqedonisë”.
“Zhvillimi i shërbimeve tona është përfitim i mirë për ne, shfrytëzuesit tonë si dhe për administratat postare të vendeve të tjera. Procesi për marjen e certifikatës u realizua në bazë të metodologjisë për certifikim dhe praktikat standarde të UPB-së”, thuhet më tutje në kumtesë.
Certifikata për cilësi është dhënë në bazë të raportit të konsulentes të UPB-së Ella Çelik, e cila në periudhën prej 29 qershor deri më 1 korrik ishte për vizitë në Posten e Maqedonisë, ku edhe ka kryer vlerësimin e cilësisë së shërbimit.
