Botë

Turqi, pezullohen nga puna mbi 12 mijë policë

04.10.2016 14:43

Në Turqi janë pezulluar nga puna 12 mijë e 801 policë. Mes tyre dhe 2 mijë e 523 shefa policie të akuzuar se kanë lidhje me klerikun, Fethullah Gylen...

Në Turqi janë pezulluar nga puna 12 mijë e 801 policë. Mes tyre dhe 2 mijë e 523 shefa policie të akuzuar se kanë lidhje me klerikun, Fethullah Gylen, i akuzuar si koka e tentativës së dështuar për grusht shtet.

Këto pezullime ndodhën vetëm pak orë pasi Turqia vendosi të zgjasë dhe me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, informon Reuters.

Rreth 100 mijë persona në ushtri, por dhe të shërbimit civil janë pezulluar që prej korrikut, ndërsa 32 mijë të tjerë janë arrestuar si të dyshuar se kanë rol në tentativën e grushtit të shtetit.