Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike: Pa mbrojtje për dëshmitarët jemi të pafuqishëm

04.10.2016 15:12

Mossjellja e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve do të vështirësojë punën e Prokurorisë Speciale Publike, deklarojnë nga kjo Prokurori...

Zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska, thotë se pa Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, Prokuroria Speciale është e pafuqishme për të punuar për raste të caktuara.
 
Janeva disa herë ka kërkuar nga Kuvendi për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve me qëllim që të hapen rastet: “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”, si dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë me qëllim që të shqyrtohen të gjitha materialet e përgjuara.
 
Paraprakisht pengesa në punën e Prokurorisë Speciale Publike ka shkaktuar edhe Prokuroria Publike, duke mos dorëzuar lëndë të caktuara, si dhe Gjykata Penale, duke mos iu përgjigjur kërkesave të Speciales.
 
MERAL ISMAILI