Basketboll

NBA, derbi i New Yorkut shkon për Knicks

16.04.2014 16:31

Nuk do të luajnë në ndeshjet play off, por New York Knicks nuk lëshojnë terren duke fituar një tjetër përballje në derbin e qytetit përballë Brooklyn Nets...

Nuk do të luajnë në ndeshjet play off, por New York Knicks nuk lëshojnë terren duke fituar një tjetër përballje në derbin e qytetit përballë Brooklyn Nets. Skuadra nga Molla e Madhe dikton sërish dominimin ndaj kushërinjve duke fituar takimin e me rezultatin 109-98.
 
Një sukses me peshë për ekipin njujorkez që e çon në 3-1 bilancin e fitoreve sezonale ndaj Nets të cilët gjithsesi e kanë prerë biletën për në fazën tjetër. Në derbin e New York mungonte ylli Carmelo Anthony për shkak të një dëmtimi në shpatull, por Knicks zhvilluan një nga ndeshjet më të mira të sezonit.
 
Ndeshja nisi me pikët e para të shënuara nga Paul Pierce, ndërsa New York mori kryesimin në fundin e periodës së parë me rezultatin 29-18. Ishin Shannon Broën dhe J.R. Smith që ruajtën diferencën me kundërshtarët deri në fundin e pjesës së parë, ndërsa Amare Stoudemire shënoi një 3 pikësh me peshë duke bërë me krahë Knicks-at.
 
Nga ana tjetër, Marcus Thornton ishte i vetmi që shkëlqeu në mbremjen e errët të Nets që rrezikojnë kështu edhe vendin e shtatë në konferencën e lindjes. Në përballjen tjetër të mbremjes, Los Angeles Clipers vendosi një rekord personal me 57 fitore sezonale pas suksesit 117-105 ndaj Denver Nuggets.