Katiq takon Jolevskin, mbështetje për integrimet euro-atlantike të RM-së
Sllovenia çdoherë ka dhënë mbështetje të plotë ndaj integrimeve euroatlantike të Maqedonisë...

Sllovenia çdoherë ka dhënë mbështetje të plotë ndaj integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe të dy vendet kanë bashkëpunim mjaft të frytshëm dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale në të gjitha sferat.
Ky bashkëpunim u konfirmua edhe në takimin mes ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jolevski, me homologen e tij sllovene, Andreja Katiq.
"Sllovenia e ndërmori kryesinë me zyrën e NATO-s dhe do të vazhdojë me ndihmën për Maqedoninë në integrimet e saj euroatlantike. Me ministrin biseduam për projekte konkrete dhe bashkëpunim, si dhe për ndarjen e përvojave dhe mbrojtjen strategjike, kështu edhe për modernizimin e ushtrisë dhe mbrojtjes",- deklaroi ministrja e Mbrojtjes e Sllovenisë, Andreja Katiq.
Në takim është biseduar edhe për situatën e sigurisë në rajon, Europë dhe më gjerë, si edhe për krizën e migrantëve.
“Të gjitha vendet nga rajoni me kujdes i ndjekim ngjarjet lidhur me krizën e migrantëve dhe e shprehëm përcaktimin tonë të këmbejmë mendime, të bashkëpunojmë dhe koordinojmë në përballjen me këtë sfidë në pajtim me konkludimet e Komisionit Europian nga tetori i vitit të kaluar”,- tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Ministrja sllovene e Mbrojtjes është pritur edhe nga presidenti Ivanov. (Ersan Pajaziti, TVM2)
