Shoqata “Porta e hapur”: Nuk ka kushte jetese për refugjatët
Shoqata për veprim kundër dhunës dhe trafikimit me njerëz “Porta e hapur”...

Shoqata për veprim kundër dhunës dhe trafikimit me njerëz “Porta e hapur” alarmon se refugjatet, të cilët gjenden në Maqedoni, nuk kanë kushte për jetesë.
Sipas tyre, në kampin e refugjatëve në Tabanovc ka refugjatë të cilët kanë probleme serioze shëndetësore. Kanë pranuar se indikacione edhe për keqpërdorime seksuale të paktën tek një vajzë.
“Bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçare që vjen nga Nigeria. Historia e saj ka filluar në Greqi dhe gjatë udhëtimit ka pasur elemente që tregojnë për dhunë dhe indikacione të mundshme që tregojnë për keqpërdorime seksuale”,- deklaroi Jasmina Rajkovska nga Shoqata “Porta e hapur”.
“Edhe pse në kampe ka përmirësime të kushteve dhe ekzistojnë klinikat mobile mjekësore dhe ndihmë primare mjekësore e siguruar nga Kryqi i Kuq, ne vlerësojmë se ende ka vend për përmirësime, sidomos tek rastet specifike. Momentalisht në Tabanovc ka persona me problem serioze shëndetësore që nuk ju janë zgjidhur”,- tha Marija Todorovska nga Shoqata “Porta e hapur”.
Nga Shoqata “Porta e hapur” theksuan se megjithëse ekziston një sistem mbrojtës për femra dhe fëmijët refugjatë, deri tani nuk është arritur të krijohet një sistem mbrojtës për refugjatët e gjinisë mashkullore, megjithëse edhe këta të fundit janë viktima të dhunës apo trafikimit njerëzor.
Nga kjo shoqatë theksuan se refugjatët nuk mund të arrijnë deri tek të drejtat e tyre për procedurë të kërkesës për azil në vendet europiane, pasi rrugët ballkanike janë të mbyllura. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
