Maqedoni

Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër, 100 mijë franga për 140 familje në Hasanbeg

04.10.2016 17:09

Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër dhe humanistët e vendit dhuruan 100 mijë franga zvicerane për 140 familjeve në Hasanbeg që pësuan nga vërshimet e 6 gushtit...

Mjetet financiare u ndanë sot në Medresenë e Isa Beut në fshatin Kondovë.
 
“Nga ajo që quhet vlerë islame besimtari duhet të jetë në krah të besimtarit kur ka nevojë më tepër. Dëshiruam që ne këtë dhimbje ta ndajmë së bashku me ju. Këto ndihma, këtë selam e keni nga xhemati shqiptar që janë kryesisht në Zvicër, nga qendrat, xhamitë etj”,- deklaroi kryetari i Unionit të imamëve në Zvicër, Nehat Ismaili.
 
“Ne nuk duhet të jemi solidarë vetëm në gëzime, por edhe në hidhërime, prandaj vëllezërit tanë imamlerët, xhematët, qendrat, xhamitë që i kemi në Zvicër, brenda këtyre dy viteve të fundit permanentë kanë qenë me ne”,- tha kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
 
“Falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë situatë dhe Zoti i shpërbleftë”,- theksoi imami nga Hasanbegu, Fejsal Kadriu.
 
“Dhashtë Zoti kjo tragjedi mos t’i ndodhë asnjëherë Hasanbegut. Përshëndes gjithë imamët e RM-së dhe diasporës”,- u shpreh një banor nga Hasanbegu.
 
Nga OH “Hilal” në vazhdimësi ofruan ndihma për familjet e prekura nga vërshimet, mbi 150 ton ushqim, veshmbathje dhe mjete higjienike.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI