Futboll
Mourinho i gatshëm ta lë Hazardin në Real, nëse vjen Bale
16.04.2014 17:37
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka kohë që është duke luftuar për ta mbajtur në skuadër belgun Eden Hazard...

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka kohë që është duke luftuar për ta mbajtur në skuadër belgun Eden Hazard. Ky futbollist ka zgjuar interesimin e klubeve më të pasura në botë, duke filluar nga PSG e deri te Real Madridi.
Ndonëse deri më tash Chelsea i ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për shitjen e belgut, mediat angleze raportojnë se më në fund kanë filluar të mendojnë për një opsion të tillë. Në fakt, sipas medieve angleze, Mourinho ka vendosur ta lë Hazardin të shkojë te Reali, por me kusht që në ‘Stamford Bridge’ të vijë Gareth Bale.
Hazard, i cili në këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe ka 9 asistime, sigurisht se do t’i pëlqente një transferim i tillë, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Gareth Bale, i cili synon të ndërtojë një karrierë të bujshme në Real.