Përplasje në hierarkinë e MPB-së, Spasovski ndalon Andonovin të flasë për mediat
Ministri i punëve të brendshme i maqedonisë, Oliver Spasovski, me një vendim të brendshëm....

Ministri i punëve të brendshme i maqedonisë, Oliver Spasovski, me një vendim të brendshëm e ka njoftuar zëvendësministrin plotësues, Oliver Andonov, se nuk duhet të dalë në publik të japë deklarata për vendimet dhe ngjarjet e MPB-së.
Andonov është ankuar se Oliver Spasovski ka dërguar një ndalesë të brendshme deri te të gjithë të punësuarit në MPB, duke u kërcënua me masa disiplinore për ata që nuk e respektojnë këtë vendim.
Andonov e cilëson skandal këtë vendim, i cili, sipas tij, nxjerr në dritë punën joligjore të ministrit Spasovski. MPB nuk është zyrë e LSDM-së, por Ministri në funksion të qytetarëve dhe pjesë e qeverisë.
Vendimi i tillë i Spasovskit nuk ka mbështetje ligjore, thotë Andonov. Më herët, Spasovski tha se do të ndryshojë hierarkinë brenda MPB-së për ta larguar ndikimin partiak në Ministrinë e Brendshme.
