Botë

Putin: Ukraina “buzë luftës civile”

16.04.2014 16:47

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se Ukraina gjendet “buzë luftës civile”...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se Ukraina gjendet “buzë luftës civile”.
 
Presidenca ruse ka thënë se këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për situatën në Ukrainë.
 
Këto komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të këtij vendi, ku separatistët prorusë, në nëntë qytete, i kanë okupuar ndërtesat qeveritare dhe kapacitetet e tjera.
 
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se baza në Kramatorsk ishte “çliruar”. Sipas raporteve, një tjetër operacion “anti-terror” po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjanks, megjithqë ende ka shumë pak detaje.
 
Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar përgjigjen e autoritetever të Ukrainës ndaj situatës “së paqëndrueshme” në pjesën lindore, si të “rregullt”.