Maqedoni
“Revolucioni shumëngjyrësh”, proteston para Gjykatës Themelore
05.10.2016 12:55
Para Gjykatës Themelore Shkupi 1 kanë filluar protestat në përkrahje të aktivistit të "Revolucionit shumëngjyrësh", Pavle Bogoevskit, përderisa po zhvillohet edhe seanca gjyqësore për Bogoevskin...

Përndryshe, Bogoevski është dënuar me shumën prej 50 eurosh sipas Ligjit për pastërti, i cili ka hedhur ngjyrë drejt ndërtesave të institucioneve të vendit gjatë protestave të "Revolucionit shumëngjyrësh”.
Në gjykim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe të OSBE-së.
Deri më tani tre persona kanë marrë dënimin me kusht për protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”, përderisa për katër të tjerë është duke u zhvilluar proces gjyqësor.
