Maqedoni

Shtyhet gjykimi i Bogoevskit, kërkohet përcaktimi i dëmeve eventuale

05.10.2016 14:56

Gjykata Themelore Shkupi 1 anuloi për më 14 nëntor seancën gjyqësore për aktivistin e “Revolucionit shumëngjyrësh”, Pavle Bogoevskin...

Gjykata Themelore Shkupi 1 anuloi për më 14 nëntor seancën gjyqësore për aktivistin e “Revolucionit shumëngjyrësh”, Pavle Bogoevskin, ku do të duhet të prezantohen dëmet eventuale të shkaktuara nga hedhja e ngjyrës ndaj Ministrisë së Kulturës. 
 
“Vendimi i Gjykatës për të shtyrë seancën gjyqësore për më 14 nëntor është e drejtë, sepse0 për këtë vepër për të cilën akuzohet Pavle Bogoevski është e pamundur të mos ketë përcaktim të dëmit eventual të shkaktuar në protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Pa përcaktim të dëmit nuk mund të ngrihet aktakuzë, andaj  mendoj se në këtë periudhë do të gjenden mënyra të përcaktimit të dëmeve eventuale”,- deklaroi avokati, Sashko Dukovski.
 
“Po, isha pjesë e turmës, por nuk e pranoj fajin për veprën me të cilën ngarkohem. Për mua nuk paraqet problem të vij në seancën e ardhshme gjyqësore, por dua të theksoj se ky proces dhe kjo  golgotë ndaj meje po stërzgjatet shumë. Vlerësoj se me këtë po shpërqendrohet opinioni për çështjet më të rëndësishme me të cilat po luftojmë kohën e fundit”,- tha aktivisti i “Revolucionit shumëngjyrësh”, Pavle  Bogoevski.
 
Të grumbulluar para Gjykatës Themelore, aktivistët e “Revolucionit shumëngjyrësh” i dhanë mbështetje Bogoevskit, duke kërkuar gjykim të drejtë për këtë rast.
 
“Jam këtu për t’i dhënë mbështetje aktivistit tonë. Nuk mendoj se do të ketë zgjidhje të drejtë për këtë rast, për arsye se do ta dënojnë Bogoevskin, ndërsa ata të cilët duhet të dënohen për krime më të mëdha nuk do të gjykohen”,- theksoi një qytetar.
 
“Mendimi im është se çdo qytetar, i cili ia dëshiron të mirën vendit, duhet të dalë në protesta për raste për të cilat duhet të protestohet dhe mendoj se ky është rast i tillë”,- u shpreh një qytetar.
 
Bogoevski akuzohet për pjesëmarrje në protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”, për dëmtim të pronës së përbashkët, për të cilën mund të dënohet me gjobë në të holla ose dënim me burg deri më 3 vjet. 
 
REXHEP QAMILI