Zhbogar: PSP të përkrahet, nuk heqim dorë prej saj
Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ftoi partitë politike....

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ftoi partitë politike të zbatojnë përkrahjen e Prokurorisë Speciale Publike, pasi vetë ata disa herë janë obliguar se do të përkrahin punën e PSP-së.
Sipas ambasadorit Zhbogar, kjo prokurori është mjeti më i mirë për hetimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë që del nga bisedimet e përgjuara.
“Është i njohur pozicioni ynë kur jemi te tema e PSP-së. Ashtu si e dini, formimi i PSP-së është puna kyçe që del nga Marrëveshja e Përzhinës dhe partitë politike shumë herë janë obliguar që ta përkrahin PSP-në. Edhe ne i japim përkrahje partive politike që ta respektojnë tentimin e tyre dhe në të ardhmen ta zbatojnë përkrahjen për PSP-në. Të gjithë ju e dini se PSP nuk paraqet fund të vetëm një mjeti, gjegjësisht të mjetit më të mirë për përcaktimin e përgjegjësisë ose hetimin e përgjegjësisë që del nga bisedat e përgjuara. Ky është qëndrimi ynë dhe nuk heqim dorë prej tij”,- deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Zhbogar: Zgjedhjet më 11 dhjetor, partitë deklarohen gati
Zhbogar gjithashtu vlerëson se partitë politike përgatiten për zgjedhjet parlamentare dhe se nuk do të vendosin në pikëpyetje mbajtjen e tyre më 11 dhjetor.
"Mendoj se katër liderët që në gusht konfirmuan se të gjitha kushtet janë plotësuar për zgjedhjet në dhjetor. Unë kam kontakt dhe dialog të vazhdueshëm me të gjithë katër liderët politik lidhur me çështjen e zgjedhjeve dhe çështjen e PSP-së. Dhe përshtypja ime është se të gjithë janë duke u përgatitur për zgjedhjet. Natyrisht, ne si BE gëzohemi dhe me padurim presim që të mbahet kur janë caktuar, kjo do të jetë një mundësi që vendi të kthehet në normale që të vazhdojë rrugën e saj europiane dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë",- tha ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Edhe Ambasada amerikane të martën reagoi për refuzimin e dy kërkesave të PSP-së.
“Vendosja e llogaridhënies për përgjimet e paautorizuara dhe dyshimet për keqpërdorim qeveritar janë thelbësore që Maqedonia të mund të dalë nga kriza e vazhdueshme. Besojmë se janë të arsyeshme kërkesat e Prokurorisë Speciale për mbështetjen e hetimit rrënjësor, të pavarur të fakteve”,- thuhej në reagimin e Ambasadës amerikane në Shkup. (Sanije Duraku, TVM2)
