Studentët e UKM-së në referendum, përcaktohet fati i Plenumit studentor
Plenumi studentor mbajti referendumin në 20 fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”....

Plenumi studentor mbajti referendumin në 20 fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” për të përcaktuar fatin e Parlamentit studentor.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e studentëve në votim ishte e lartë, ndërsa votimi u zhvillua në atmosferë të qetë dhe demokratike. Plenumi kërkon pjesëmarrje në organizimin e universitetit, pasi vlerëson se kështu do të arrihej kontroll më i madh dhe do të kishte më shumë mekanizma mbrojtës të fakulteteve.
“Po, e dhamë votën tonë bashkë me shokun nga fakulteti tjetër, dhe presim, shpresojmë se do të kemi rezultat pozitiv, por e kemi parasysh se mundet që mos të dalë asgjë nga kjo”,- deklaroi një student.
“Jam pesimist për arsye se nuk pres shumë, duke e pasur parasysh situatën, por do të ishte e mirë që vet fakulteti të rregullojë gjithë këtë që po ndodhë, e jo të rregullojnë anëtarë të cilët janë jashtë fakultetit”,- theksoi një student.
“Shpresoj se senatorët do ta njohin vullnetin e studentëve. Mbetet në përgjegjësinë e tyre morale nëse do të qëndrojnë pas studentëve apo pas ndonjë organizate joqeveritare”,- tha Borjan Eftimov nga Plenumi studentor.
Referendumi nuk u realizua në tre fakultete, atë të Veterinarisë, Bujqësisë dhe Edukatës Fizike. (Gyltene Sinani, TVM2)
