“Ditët e hapura” të Kadastrës, 30 sektorë në ndihmë të qytetarëve

05.10.2016 17:18

Agjencia për Kadastër të Patundshmërisë organizon cikël të ri “Ditët e hapura”....

Agjencia për Kadastër të Patundshmërisë organizon cikël të ri “Ditët e hapura” për të ndihmuar rreth paqartësive dhe problemeve lidhur me Kadastrën, ku përkrah qytetarëve mundësi të informimit do të kenë dhe firmat private gjeodezike dhe kompanitë.

“Përfaqësuesve të firmave private gjeodezike do t'u mundësohet vizitë e obligueshme e trajnimit interaktiv për gjeodetë të autorizuar, si dhe vendosje të kontaktit të drejtpërdrejtë për konsultime dhe marrje të informacioneve relevante nga nëpunësit e Agjencisë”,- deklaroi kryetari i Odës së shoqatave tregtare për punë gjeodezike, Goran Jovanovski.

“Gjatë ditëve të hapura të vitit të kaluar të Kadastrës ekipet profesioniste kanë pranuar 2.934 qytetarë. Rreth 800 personave u është zgjidhur problemi, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë profesionale për dokumente për kompletimin e kërkesës për regjistrim në Kadastrën e Patundshmërive”,- tha drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpevski.

Tërpevski theksoi se “Ditë të hapura” do të ketë në të gjithë 30 sektorët rajonal të Kadastrës dhe se edhe këtë vit ekziston mundësia ekipet profesionale të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive në kërkesë të qytetarëve të vizitojnë edhe vendbanime më të vogla ose bashkësi lokale. (Gazmend Rexhepi, TVM2)