Kumanovë, projekt nga mjetet IPA, rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit

05.10.2016 17:39

Përmes fondeve IPA në Kumanovë do të realizohet projekti për rehabilitimin....

Përmes fondeve IPA në Kumanovë do të realizohet projekti për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, përmes të cilit pritet te zgjidhen problemet shumëvjeçare që kanë të bëjnë me grumbullimin dhe largimin e ujërave të zeza urbane në komunën e Kumanovës.

Autoritete vendore dhe ambasadori europian në vend presin që me këtë projekt t’u dilet në ndihmë edhe banorëve edhe ambientit jetësor.

“Fillimi i projekteve të cilat do të kenë efekt të drejtpërdrejtë mbi kualitetin e jetës së banorëve lokal, gjithmonë paraqet detyrë benifite. Projektet e këtilla e bëjnë BE-në edhe më të kapshëm për qytetarët e thjeshtë. Duke pasur parasysh se vetë solidariteti dhe mirëqenia e qytetarëve gjithnjë kanë qenë vlerat kryesore në të cilat është thirrur BE”,- deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

“Do të rritet numri i banorëve të cilët do të kyçen në sistemin e kanalizimit dhe të stacionit ekzistues për trajtim dhe me këtë do të reduktohet efekti negativ mbi resurset ujore, natyrën, si dhe rrjedhojë e kësaj edhe mbi shëndetin e banorëve”,- u shpreh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti.

Përmes projekteve nga IPA-1 2007-2013 janë realizuar ose janë në realizim e sipër projekte të ndryshme nga sektori i mjedisit jetësor në vlerë prej rreth 70 milionë euro.

“Konkretisht projektet për Kumanovën përgatitjet e programit aksionar për Komunën e Kumanovës dhe mjedisit jetësor prej 11 milionë euro, zgjerimi i rrjetit për furnizim me ujë të Kumanovës, sistemit për kullim në Bedinjë në vlerë prej 0.5 milionë euro”,- tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Arbër Ademi.

Projekti në fjalë do të kushtojë 4.3 milionë euro. (Nexhat Aqifi, TVM2)