Maqedoni

Pendarovski vizitoi disa lagje të Shkupit

16.04.2014 18:08

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski, në takimet e tij me qytetarët në lagjet e Shkupit, Lisiçe dhe Draçevë...

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski, në takimet e tij me qytetarët në lagjet e Shkupit, Lisiçe dhe Draçevë, i bëri thirrje popullatës që të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe ta përkrahin në garën për president të Republikës së Maqedonisë.
 
Pendarovski u rekomandoi qytetarët se në qoftë se duan të kenë sukses, duhet që të nxiten votuesit që janë të pavendosur në drejtësinë e konceptit të ri.
 
“Nëse nuk jemi frikuar në raundin e parë të zgjedhjeve, atëherë nuk duhet të kemi frikë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve, jo vetëm ju, por edhe të tjerët. Kam edhe një tjetër porosi të rëndësishme që kisha dashur të përcillet deri te ata të cilët nuk dolën në votime, ngaqë ata të cilët nuk votuan do të thotë se ende e pranojnë këtë regjim në të cilin jemi, pasi që mosdalja në votim do të thotë se duan të jetojnë kështu si është kjo Maqedoni. Jam i bindur se në raundin e dytë mund të fitojmë më shumë vota nga ato që morëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Të rinjtë po migrojnë nga shteti, por kjo nuk mund të jetë e dukshme, sepse nuk ka regjistrim të popullatës. Pa regjistrim, zgjedhjet  vështirë se mund të thuhen se janë korrekte dhe demokratike dhe se mund të manipulohet lehtë me listën zgjedhore”, deklaroi kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski.
 
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, u takua me qytetarët në lagjet Crniçe dhe Kisela Vodë, ku para simpatizantëve të tij shpalosi programin parazgjedhor, me të cilin program LSDM do të garojë në zgjedhjet e 27 prillit.
 
Po ashtu Zaev në takim me qytetarët e kësaj ane, tha se lufta për vota është  fillim i fitores dhe se për të treguar vullnetin  tuaj duhet që të tregoheni në kutitë e votimit, për të ndryshuar këtë Maqedoninë dhe mos të mbetet Maqedonia në këtë regjim siç është tani, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Zaev ka thënë se kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski, garon me qasje të ndershme dhe do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Republikës së  Maqedonisë. Njëherit  Zaev tha se më e rëndësishme është që qytetarët të dalin masovikisht në votimet e 27 prillit.  
 
 
GYLTENE SINANI