Gjykata Kushtetuese: Abolimi u tërhoq, çfarë të diskutojmë?!

05.10.2016 19:17

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë...

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e faljeve të presidentit, Gjorge Ivanov, me arsyetimin se Ivanov i tërhoqi faljet, pra nuk ka se për çfarë të diskutohet.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se presidenti Ivanov këtë vendim e ka marrë në bazë të dispozitave kushtetuese, si dhe në bazë të dispozitave të Ligjit për falje dhe nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për falje.

Lidhur me nenin 114, paragrafi 1, nga Kodi Penal, më 27 maj 2016, presidenti Ivanov solli vendim për anulimin e vendimit të tij për falje për të gjithë personat e përfshirë në këtë listë.

Duke u bazuar në faktin se  ky vendim nuk ekziston më, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë   iniciativën për shkak se nuk ka pasur më çfarë të vlerësojë. Presidenti Ivanov më 12 prill solli vendim për faljen e 56 personave, zyrtarë të mëparshëm, aktualë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Ky vendim ngjalli reagime të qytetarëve dhe protesta. Më pas, presidenti Ivanov tërhoqi njëherë pjesërisht abolimin dhe pastaj edhe tërësisht  atë.