LR-PDSh: Përkrahim PSP-në, të hapen rastet e shqiptarëve
Pas refuzimit të djeshëm të propozimit të LSDM-së në Kuvend...

Pas refuzimit të djeshëm të propozimit të LSDM-së në Kuvend, Ambasada amerikane ka ftuar në takime të ndara përfaqësuesit e politikës. Nga BDI dhe PDSh nuk konfirmojnë se për çfarë është biseduar në takim.
Ndërkohë, kreu i LR-PDSh-së, Zijadin Sela, pas takimit në ambasadë tha se partia që drejton e ka përkrahur që në fillim Prokurorinë Speciale. Gjithsesi, ka vërejtje pse deri tani nuk është procesuar asnjë rast që i tangon shqiptarët.
“Deri në këtë moment ne kemi thënë vërejtjet tona se nuk është procesuar asnjë rast që ka të bëjë me shqiptarët, ndoshta edhe për shkak të mungesës së Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, dhe vendimi i djeshëm i BDI-së dhe PDSh-së pikërisht goditi mbi këto procese të montuara të cilat u janë bërë shqiptarëve. Për mua është e pakuptimtë që deputetë me dekada ndoshta dalin dhe e flasin në parlament që shqiptarët diskriminohen dhe u montohen procese e janë pa faj në burgje, dje kur u votua ligji që të procesohen edhe këto raste, të njëjtit nuk ishin aty prezentë”,- u shpreh kryetari i LR-PDSh-së, Zijadin Sela.
