Lëvizja “Besa”: Ahmeti e Thaçi të sqarojnë përse nuk votuan
05.10.2016 19:47
Edhe Lëvizja “Besa” në një pres-konferencë ka reaguar ndaj mosvotimit në Kuvend të kërkesave të Speciales.

Edhe Lëvizja “Besa” në një pres-konferencë ka reaguar ndaj mosvotimit në Kuvend të kërkesave të Speciales.
““Besa” u bëri thirrje shqiptarëve në pushtet dhe Parlament dhe personalisht kryetarëve të BDI-së dhe PDSh-së, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, që urgjentisht të dalin para opinionit dhe t’i shpjegojnë shkaqet se pse nuk e votuan ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së, i cili, sipas këtij institucioni, është i domosdoshëm për ndriçimin e rasteve “Sopot” dhe “Monstra””,- tha Agim Gashi nga Lëvizja “Besa”.
