Ditë të hapura të FSSHM
Në të gjitha 30 shërbimet rajonale të Fondit për sigurim shëndetësor....

Në të gjitha 30 shërbimet rajonale të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë prej sot fillojnë ditët e hapura për të siguruarit.
Të siguruarit, siç njofton FSSHM, drejtpërdrejt prej personave përgjegjës të Fondit do të informohen për të drejtat e tyre, do të prezentojnë ndonjë problem me fitimin e së drejtës nga sigurimi shëndetësor, ndërsa njëherësh do të kenë mundësi t’i japin idetë e tyre, propozimet, të cilat kanë të bëjnë për zhvillimin e punës së Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.
Ditët e hapura janë pjesë e angazhimeve të Fondit për të siguruar të informuar, të cilët paraqesin resurs të vlefshëm të informacioneve të kthyeshme për aktivitetet dhe risitë të cilat Fondi i vendos. Të siguruarit, njëherësh, janë edhe pjesëmarrës aktiv në procesin e krijimit të politikave për funksionim më të mirë të Fondit për sigurim shëndetësor.
Fondi i fton të gjithë të siguruarit, çdo të enjte prej orës 10:00 deri në orën 13:00, t’i vizitojnë shërbimet rajonale dhe të drejtohen për çfarëdo pyetje në lidhje me sigurimin shëndetësor. (mia.mk)
