Tajfuni godet Korenë e Jugut, të paktën pesë të vdekur

06.10.2016 12:56

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur...

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur pas erërave të forta dhe shiut të rrufeshëm në Korenë e Jugut.

Qytetet jugore, si Busan, Ulsan dhe ishulli turistik i Jeju janë të goditura më rëndë. Transporti, shkollat, fabrikat dhe portet kryesore janë mbyllur pas gjendjes emergjente. Pamjet tregojnë përmbytjet në rrugët e qytetit.

Agjencitë e meteorologjisë kanë paralajmëruar Japoninë, pasi tajfuni tani është në drejtim të saj, përderisa lidhur me këtë janë anuluar një varg fluturimesh.

Pesë persona janë raportuar të zhdukur në prag të stuhisë, përfshirë edhe një person.