Ligji për dëshmitarë të mbrojtur, Kasami: Shqetësuese qasja e partive shqiptare
Shefi i sektorit politik dhe ekonomik në Ambasadën e ShBA-ve, David Stephenson...

Shefi i sektorit politik dhe ekonomik në Ambasadën e ShBA-ve, David Stephenson, ka takuar përfaqësuesit e Lëvizjes “Besa” për të diskutuar rreth situatës aktuale në vend dhe qëndrimet e “Besës” pas mosmiratimit në kuvend të ligjeve të kërkuara nga Prokuroria Speciale.
Nga Lëvizja “Besa” ripërsëritën mbështetjen për PSP-në, por kërkuan edhe krijimin e një gjykate speciale.
“Është një situatë shumë serioze dhe ne shprehëm shqetësimin se partitë në pushtet nuk janë të gatshme të kthejnë institucionet në normalitet. Këtë e biseduam me përfaqësuesin e Ambasadës së ShBA-së. Veçanërisht shqetëson qasja e partive shqiptare që nuk votuan Ligjin për dëshmitarë të mbrojtur që sipas PSP-së ishte e vetmja shpresë që të zgjidhen rastet e montuara që preokupojnë shqiptarët”,- deklaroi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
