Përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve vizituan UNITETIN
06.10.2016 17:46
Shefi i Zyrës politike dhe ekonomike në ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni....

Shefi i Zyrës politike dhe ekonomike në ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni, David Stephenson, sot ka qëndruar në vizitë pune në selinë e Partisë politike UNITETI në Shkup.
Zyrtari i lartë amerikan është pritur nga Kryetari i UNITETI-t, Gjeneral Gëzim Ostreni, Nënkryetari Zulfi Adili dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Muhamed Ismaili.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend si dhe për angazhimin e UNITETI-t në drejtim të demokratizimit të vendit, kthimit të sundimit të së drejtës dhe për përkrahjen për Prokurorinë Speciale.
