ShBA, zhduken dhjetëra ushtarë afganë
Dhjetëra ushtarë afganë që vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajnime ushtarake...

Dhjetëra ushtarë afganë që vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajnime ushtarake, janë zhdukur për më shumë se dy vjet dhe duket se janë duke punuar dhe jetuar jashtëligjshëm në Amerikë.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Adam Stump, citohet të ketë deklaruar se vendndodhja e 44 trupave afganë është e panjohur. Që prej 1 shtatorit, tetë trupa afganë janë larguar nga bazat ushtarake pa autorizim.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, i paidentifikuar, ka thënë se rastet e zhdukjeve të trupave afganë janë shqetësues dhe janë “jashtë normales”.
“Pentagoni është duke punuar përforcimin e procedurave të kontrollimit për personat që marrin pjesë në programet trajnuese”,- ka thënë Stump.
Rreth 2,200 trupa afganë janë trajnuar në ShBA që prej vitit 2007.
