Prokuroria: Studime në “Mit” në drejtime të paakredituara, pronarja:Kontrolli policor, hakmarrje nga shteti
Në Universitetin “Mit” ishin të regjistruar studentë, ku shumica ishin nga Turqia...

Në Universitetin “Mit” ishin të regjistruar studentë, ku shumica ishin nga Turqia dhe atë në Fakultetin e Stomatologjisë, Fizioterapisë dhe Kozmetikës, edhe pse ky institucion i lartë arsimor nuk dha leje dhe akreditim për punë, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike.
Sipas drejtoreshës së Universitetit, Biljana Apostollova, të gjithë studentët janë të regjistruar në regjistrin që i është dorëzuar Ministrisë.
Pas gjithë kësaj fshihet revanshizëm politik nga ana e zëvendësministrit plotësues për Punë të Brendshëm, Oliver Andonov, i cili ka qenë profesor në këtë universitet, si dhe profesorit, Toni Naumovski, i cili është larguar nga puna për shkak të mungesës treditore në punë. Andonov në deklaratë për TVM thotë se ka dhënë dorëheqje për shkak të gjetjes së një pune të re dhe sipas tij ai nuk ishte i përfshirë në këtë aksion.
“Publikisht nga të dy profesorët kam marrë kërcënim se me largimin e tyre Universiteti “MIT” nuk do të ekzistojë. Konflikti është mes tyre dhe garniturës qeveritare ku fituan vende të reja të punës në bazë të asaj që vepruan”,- tha drejtoresha e Universitetit, Biljana Apostollova.
Gjatë kontrollit në Universitet dhe në objekte private të punonjësve janë marrë kompjuterët, telefonat mobil dhe dokumente të tjera.
“Gjykata Themelore në Shkup udhëheq gjithë këtë procedurë, ku nga ne është kërkuar vetëm asistim edhe pse kontrolli ka mbaruar dje”,- u shpreh ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.
Edhe më tej do të vazhdojë hetimi në lidhje me vërtetimin e fakteve se a është kryer krim financiar dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare në rastin në fjalë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
