Ueb faqe e re për qasje më të lehtë për të drejtat e punëtorëve

07.10.2016 12:23

Ueb faqja e re sindikale www.rabotnickiprava.mk është lëshura në përdorim...

Ueb faqja e re sindikale www.rabotnickiprava.mk është lëshura në përdorim në kuadër të shënimit të Ditës botërore për punë të ndershme 7 Tetori.

Qëllimi është të mundësohet qasje më e lehtë deri te informacionet për të drejtat e punëtorëve. Ka për qëllim t’i edukojë dhe informojë punëtorët, me qëllim që të njihen më mirë me të drejtat e tyre, se si të reagojnë dhe të mbrohen shpejtë.

Ueb faqja është aktivitet i përbashkët i të gjitha organizatave sindikaliste në Maqedoni, Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Konfederatës së sindikatave të lira të Maqedonisë dhe Unionit të sindikatave të pavarura dhe autonome të Maqedonisë, të gjithë anëtarëve të tyre dhe për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për mbrojtje.

Është financuar nga Bashkimi Evropian përmes projektit “Zhvillimi i dialogut social”, ndërsa është realizuar nga Organizata ndërkombëtare e punës – ONP. Me këtë zyrtarisht fillon edhe fushata mediale e cila dedikohet për mbrojtje më të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe me qëllim të sigurimit të mirëqenies më të mirë për ta.

Faqja është ndarë në disa kategori me qëllim që shfrytëzuesit të gjenden lehtë dhe shpejtë. Diskriminimi, mobingu, marrëveshja kolektive, e drejta për pushim, paga janë vetëm një pjesë e temave të cilat janë vendosur në ballinë.

Ueb faqja www.rabotnickiprava.mk u promovua në Ditën botërore për punë të ndershme, e cila tradicionalisht çdo vit shënohet më 7 tetor kudo në botë. Qëllimi është punëtorët të marrin garancë për të drejtat e tyre, siguri, pagë më të mirë dhe kushte më të mira për punë, gjë që në total do të kontribuojë për jetë pune më dinjitoze për të gjithë.  (mia.mk)