Sherr dhe grushte në Parlamentin Europian, deputeti përfundon në tokë pa ndjenja

07.10.2016 12:51

Duket se skenat e dhunës dhe ofendimeve....

Duket se skenat e dhunës dhe ofendimeve tashmë janë kthyer në skena të zakonshme për parlamentarët.

Së fundmi ato kanë zënë vend edhe në Parlamentin Europian. Kështu ka ndodhur dje gjatë një mbledhje kur eurodeputeti britanik i partisë UKIP, Steven Voolfe, është goditur nga deputetë të tjerë gjatë një debati në Strasburg. Nga video e regjistruar ai duket me fytyrë në tokë dhe gati pa ndjenja.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe nga deklaratat e sotme mjekët kanë konstatuar që deputeti i PE-së nuk ka pësuar gjakderdhje në tru, por do të mbahen nën vëzhgim.

“Po ndihem më mirë, më i lumtur dhe po buzëqeshi si gjithnjë”,- ka deklaruar Volf.