Ngushëllim nga presidenti Ivanov për vdekjen e Mihail Kovaç

07.10.2016 12:54

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e vdekjes së Mihail Kovaç....

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e vdekjes së Mihail Kovaç, presidentit të parë të zgjedhur demokrat të Republikës së Sllovakisë dhe një nga themeluesit e Lëvizjes për Sllovaki demokratike, i dërgoi letër ngushëllimi presidentit sllovak, Andrej Kiska.

“Me keqardhje të thellë e pranova lajmin për vdekjen e një nga themeluesve të Lëvizjes për Sllovaki demokratike dhe presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Sllovakisë, Mihail Kovaç. Më lejoni, zotëri President, në këtë çast të pikëlluar për Ju dhe për popullin sllovak, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim, të shpreh ngushëllime të sinqerta”, thekson Ivanov në letër.

Në agimet e pavarësisë së Republikës së Sllovakisë, thekson Ivanov, presidenti Kovaç kontribuoi për demokratizimin e shtetit dhe integrimeve të saja evropiane dhe euroatlantike.

Falë angazhimeve të tija, Republika e Sllovakisë sot është vend-anëtar i rëndësishëm dhe i respektueshëm i Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thekson Ivanov në letrën e ngushëllimit. (mia.mk)