Takimi Kuçi-Jazbec, bashkëpunim i shkëlqyer mes Maqedonisë dhe Sllovenisë

07.10.2016 13:50

Bashkëpunimi mes dy vendeve ishte fokusi i bisedës gjatë takimit të Ministrit të ekonomisë, Driton Kuçi...

Bashkëpunimi mes dy vendeve ishte fokusi i bisedës gjatë takimit të Ministrit të ekonomisë Driton Kuçi dhe ambasadorit të sapoemëruar të Slloven në vend, Milan Jazbec.

Kuçi theksoi se Republika e Sllovenisë është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë, e cila ka qenë vazhdimisht në mesin 20 vendeve kryesore me të cilat Republika e Maqedonisë ka volumin më të madh të tregtisë.

Në vitin 2015, tha ministri Slovenia zuri vendin e 14-të, ndërsa në periudhën janar - korrik të këtij viti është vendi i 13-të në listën e vendeve me vëllimin më të lartë të tregtisë.

Ndërkohë ambasadori slloven në Shkup, Jazbec tha se Sllovenia gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë Maqedoninë në procesin e integrimit në strukturat e BE-së dhe NATO-s, duke shtuar se Sllovenia më së miri e kupton Maqedoninë, dhe e di se pse është e rëndësishme për Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur të përfundon reformat dhe t'i bashkohet strukturave të NATO-s dhe BE-së.