“Dhuro organ-shpëto jetë”, “Nefron” shton apelet për ndërgjegjësim
Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkat...

Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkat apelon për rritjen e ndërgjegjies tek popullata e vendit për dhurimin e organeve.
“Nefron” gjithashtu kërkon dhe vendosjen e sistemit për transplantim të organeve dhe shtimin e beneficioneve për dhuruesit.
“Kërkojmë futjen e barërave të reja për pacientët në dializë dhe për transplantuesit, si dhe më shumë beneficione për personat që dhurojnë dhe pranojnë ndonjë organ. Të rritet numri i burimeve të mundshme për organe, sikur nëpër botë, duhet të jenë qendrat për kujdes intensiv”,- tha nga Shoqata “Nefron”, Dushko Gjorgjiev.
“Të dhurojnë organ që të shpëtojnë jetë, pasi që nuk mund ta dijë njeriu që nuk është në dializë se si është ajo gjendje”,- tha një dhurues organi.
“Babai im ma dhuroi veshkën dhe tani jam shumë më mirë se sa më herët kur shkoja në dializë”,- theksoi një pranues organi.
“Ekipi profesional në Klinikën Urologjike është e gatshme të kryejë transplantime nga donatorë i gjallë që dëshiron të dhurojë në çdo kohë.Të gjitha barërat i kemi, nuk mungon asgjë. FSSh paguan 600 mijë denarë për transplantim jo të komplikuar dhe 900 mijë denarë për transplantim të komplikuar”,- theksoi Mihail Panev nga Klinika për Urologji.
Me moton “Dhuro organ-shpëto jetë, Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkat “Nefron” shënuan Ditën botërore për dhurimin e organeve. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
