PLD pyet VMRO-DPMNE-në: si arritët të bëheni partia më e pasur?
Partia Liberal-Demokrate ka pyetur sot publikisht VMRO-DPMNE...

Partia Liberal-Demokrate ka pyetur sot publikisht VMRO-DPMNE se si arriti të bëhet partia më e pasur në një prej shteteve më të varfra në Europë.
“A është e vërtetë se prona e tyre vlen 60 milion euro, a është e vërtetë se VMRO posedon 33.000 metër katrorë objekte dhe toka bujqësore. A vlen selia e re e VMRO-DPMNE-së 40 milionë euro, siç thuhet në pretendimet e bëra nga Qendra për Gazetari Hulumtuese në Shkup?”,- tha zëdhënësi i PLD-së, Filip Janeviç.
VMRO-DPMNE ka për obligim të japë përgjigje për këto pyetje, sidomos në këtë periudhë, kur funksionarë të lartë të kësaj partie janë nën dyshimet e Prokurorisë Speciale Publike për kryerjen e krimeve të rënda, thonë nga PLD. (Ersan Pajaziti, TVM2)
