NBA

NBA: Oklahoma mposht Detroitin

17.04.2014 16:29

Oklahoma City Thunder fitoi me vetëm 1 pikë diferencë 112-111 ndaj Detroit Pistons……..

Oklahoma City Thunder fitoi me vetëm 1 pikë diferencë 112-111 ndaj Detroit Pistons. Mendoi i zakonshmi Kevin Durant për të përzënë fantazmat dhe për të vënë firmën mbi suksesin, ishte i vetmi big që bëri të jashtëzakonshmen me 42 pikë të shënuara në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt për t’i evituar Oklahomas parakalimin e Clippers .

Oklahoma City u përgjum për një pjesë të mirë të sfidës, madje shkoi në disavantazh deri në 10 pikë në periodën e katërt pastaj i besoi atij që tashmë duket se ka prenotuar çmimin e MVP duke marrë fitoren. Kevin Durant sigloi ndeshjen e tij të 14 sezonale me të paktën 40 pikë të shënuara duke realizuar plot 21 pikë vetëm në periudhën e fundit. Pistons përfituan nga mungesa totale e intensitetet në aspektin mbrojtës të Thunders dhe falë shpikjeve të Kentavious Caldwel-Pope mbajtën në dorë frenat e lohës duke u shkëputur në periudhën e tretë.

Miqtë arritën deri në 10 pikë diferencë kur mbeteshin 10’ nga sirena por Durant ndërroi marrsh për të kapur Detroit. Ishte pikërisht fenomeni i Oklahoma City ai që firmosi 16 sekonda nga sirena përfundimtare koshin që riçoi në avantazh të zotët e shtëpisë duke ju dhuruar sfidën e raundit të parë me Grizzlies, transmeton Supersport.

Fitorja i shërbeu Thunders për të mbajtur pas Clippers që veç të tjerash u mposhtën në Portland 110-104. Më të fortë se një Jamal Crawford i papërmbajtshëm që shënoi 34 pikë, 24 prej të cilave në pjesën e dytë për skuadrën nga LA, Trail Blazers shënjestruan fitoren e tyre të pestë radhazi. Rivers la jashtë Griffin Paul e Reddick, ndërsa Scotts luajti me titullarët në periodën e parë atë në të cilën Blazeres morrin menjëherë kryesimin me 14 pikë dieferencë me protagonsitë Lillard, Lopez dhe Matthews.

Distanca u zgjat deri në 22 pikë para pushimit, por në periudhën e 3-ët Crwaford shënoi 15 pikë në rezultatin e pjesshëm 22-2 që çoi përpara Clippers për një periudhë të katërt të ekuilibruar në të cilën Barton dhe Claver shënuan nga 8 pikë për parakalimin e fundit të Blazzers . Në këtë mënyrë LA Clippers e mbyllin të tretët në klasifikim dhe do të gjejnë Golden State në Play-off.