Banorët e zonave të vërshuara, Remenski: Zgjatet afati i qëndrimit në konvikte
Shteti e ka vazhduar afatin për qëndrim edhe për dy muaj....

Shteti e ka vazhduar afatin për qëndrim edhe për dy muaj për njerëzit nga zonat e përmbytura, të cilët janë të strehuar në konviktet "Seniç" dhe "Partenij Zografski".
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenski, sot ka vizituar zonat e përmbytura dhe konviktet, ku janë të strehuar disa nga banorët që vijnë nga ato zona, duke i bërë thirrje institucioneve të reagojnë sa më shpejtë për t’u dalë në ndihmë këtyre personave.
“Sot bëra kontroll në terren në zonat e përmbytura në Hasanbeg, Stajkovcë dhe në fund vizitën e përfundova në Seniç, ku janë të strehuar afërsisht 190 persona nga zonat e përmbytura në Shkup. Gjendja në terren dhe gjendja këtu shton nevojën për reagim të menjëhershëm të shërbimeve adekuate, Qendrës ndërkomunale për punë sociale, Ministrisë së punës dhe politikës sociale, si dhe të të gjitha institucioneve, të cilat kanë marrë obligim me vendim të qeverisë për të zgjidhur sa më të shpejte çështjen e personave të shpërngulur”,- deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenski.
Ekipet e Ministrisë do të bëjnë kontrolle për të konstatuar gjendjen reale të qytetarëve. Nëse ekipet përcaktojnë se qytetarët nuk kanë kushte elementare të jetesës, ata do të ofrojmë strehim në këto dy objekte. Në konviktet "Seniç" dhe "Partenie Zografski", të cilat kanë kapacitet për rreth 100 njerëz. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
