Botë

Turqi, policia zbulon sulmin me makinë bombë

08.10.2016 13:56

Autoritetet e Turqisë thonë se dy sulmues vetëvrasës e kanë aktivizuar eksplozivin e tyre në periferi të Ankarasë, pasi policia i kishte urdhëruar që të dorëzohen...

Guvernatori i Ankarasë, Erkan Topaca, tha se të dy sulmuesit, një mashkull dhe një femër, janë vrarë sot herët në mëngjes, ndërsa askush tjetër nuk është plagosur.
 
Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se të dyshuarit po përgatitshin për të kryer sulm me makinë-bombë.
 
Sipas Guvernatorit të Ankarasë sumuesit ishin të ndërlidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit, një grup militant, të cilin autoritetet e fajësojnë për një numër të sulmeve aktuale vdekjeprurëse me bomba.