Botë

Uragani “Matthew”, rreth 900 të vdekur në Haiti

08.10.2016 15:06

Uragani ‘Matthew’ ka marrë jetën e rrreth 900 njerëzve dhe ka lënë dhjetëra mijëra të pastrehë në Haiti...

Poashtu në zonat e prekura nga stuhia ka edhe shumë dëme materiale. Fshatra të tër janë shkatrruar ndërsa mbi 61.500 persona janë vendosur nëpër strehimore", njoftoi Agjencia qendore për mbrojtje civile e Haitit.
 
Ndihma humanitare po transportohet me anë të helikopterëve, ndërsa në shum zona malore është vështërsuar kontakti me banorët.Vlerësohet se nevojë për ndimë në Haitin e varfur kanë rreth 350 mijë njerëz.
 
“Uragani ishte I tmerrshëm, shkatrroi gjithçka para vehtes, shtëpia ime është shkatrruar, mori gjithçka që kisha”…
 
“Gjithçka që nuk ishte ndërtuar nga betoni është shkatrruar plotësisht”...
 
“Falë zotit jemi gjallë pot ë ishim në shtëpitë tona tani do të ishim të vdekur”, thanë qytetarët.
 
‘Matthew’ ka shkaktuar evakuime masive edhe përgjatë bregdetit të SHBA-ve përkatësisht në Florida , Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut. 
 
“Mbrëm ishte shum keq, e tmerrshme”...
 
“Deshta të jem me familjen time këtu, biseduam dhe vendosëm të qëndrojmë edhepërkundër rrezikut”, u shprehën qytetarët.
 
Në Florida, uragani dëmtoi rrugët, rrëzoi pemët dhe la pa energji elektrike më shumë se 1 milionë shtëpi dhe biznese. Por edhe pse cikloni vazhdon të lëvizë në vijën bregdetare të shtetit amerikan të përgatitur për më të keqen, fuqia e tij ka rënë dhe tashmë kategorizohet si stuhi e kategorisë së dytë me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 177 km në orë. 
 
REJHANE BUSHI METAJ